Gripi i shpendëve në Uruguai, 400 luanë deti dhe foka gjenden të ngordhura në breg
29 Shtator 2023
Rreth 400 luanë deti dhe foka me gëzof janë gjetur të ngordhura në brigjet e Uruguait javët e fundit, kanë njoftuar autoritetet lokale, duke ia atribuar masakrës gripit të shpendëve.
Që nga zbulimi i rastit të parë më 5 shtator në një luan deti të bllokuar në plazhin Cerro në Montevideo, Ministria e Blegtorisë, Bujqësisë dhe Peshkimit të Uruguait ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të këtyre gjitarëve detarë.
Nga 400 kafshë detare e gjetura në bregdetin jugor të Atlantikut të Uruguait, 350 tashmë janë varrosur për të parandaluar përhapjen e virusit. “Ne nuk mund ta kontrollojmë këtë sëmundje. Duhet vetëm të presim që imuniteti i kësaj popullate të hyjë në fuqi, por nuk e dimë se kur do të ndodhë”, shpjegon ministria uruguaiane, duke shtuar se autoritetet vazhdojnë kërkimet e tyre për të përcaktuar origjinën e infeksionin. Nuk është raportuar asnjë shpërthim i gripit të shpendëve të egra apo shtëpiakë.
Në Uruguaj, popullsia e përgjithshme e luanëve të detit dhe e fokave arrin në 315,000. Gripi i shpendëve është një sëmundje që nuk ka shërim apo trajtim. Virusi H5 shkakton dëmtime serioze muskulare, neurologjike dhe të frymëmarrjes.
Nga OraNews