27 Qershor 2024

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një moment të frikshëm kur një gropë gjigante është shembur në mes të një fushe të futbollit amerikan ne SHBA. Siç raportohet shembja dramatike ndodhi dje në Illinois, duke hapur një krater rreth 35 metra të gjerë e 15 metra të thellë në fushën e parkut Gordon Moore. Në pamjete frikshme shihet se një nga shtyllat e ndriçimit të fushës u gëlltit krejtësisht prej gropës. Disa njerëz raportohet se po punonin në fushë në momentin e shembjes por nuk njoftua për plagosje.

“Në këtë zonë ka pasur më parë miniera dhe një prej galerive të vjetra duhet të jetë shembur, por deri tani nuk i dimë shkaqet e sakta të ngjarjes. Ishte e pabesueshme, e frikshme, si në një film horrori ku toka të shembet poshtë këmbëve”, tha Michael Haynes, drejtori i parkut sportiv të zbavitjes.

Fusha në fjalë i ishte shtuar stadiumit së fundmi me një kosto prej $1milionë dhe shpresohet që të riparohet para nisjes së sezonit të ri sportiv në vjeshtë. Zona Metro East e qytetit ka raportuar disa shembje mbi minierat e vjetra gjatë viteve duke detyruar mbylljen e disa dyqaneve.