Gruaja kujton kur e puthi Berishën e i thotë:

– Çoje Bashën andej nga erdhi të ujisë lulet në Holandë.

25 Shtator 2021

Një mbështetëse nga Foltorja e PD në Vlorë i kërkoi Sali Berishës që ta bëjë partinë një dhe mos lejojë më të vazhdojë përçarja. Ajo i kërkoi ta largojë Bashën dhe ta çojë në Holandë të ujisë lulet. Ajo rrëfeu edhe takimin e parë me Berishën kur e puthi duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Unë jam një demokrate e ’44, Edi Rama të më falë po unë nuk bëhem socialiste, jam demokrate. Ne të njohim për një burrë të ndershëm dhe jo të korruptuar. Kur ke ardhur për herë të parë të kam takuar dhe të kam puthur. I thanë burrit tim gruaja ka puthur Sali Berishën, mirë bëri i tha, është babai që do shpëtojë Shqipërinë.  Tani duam që ju këtë parti do ta ndani në dysh apo do ta bëni njësh? Atëherë bëjeni njësh dhe veri një zot partisë dhe Lulzim Bashën çoje andej nga erdhi të ujitë lulet e Holandës së kanë mbetur fushat e Holandës pa ujitur.

Unë i pëlqej lulet shumë dhe Basha të shkojë a ty ku  e ka vendin,” tha zonja.

Nga OraNews