Gruaja rreh burrin, ai kërkon ndihmën e Policisë. Ndodh edhe keshtu. –
Gruaja rreh burrin, ai kërkon ndihmën e Policisë. Ndodh edhe keshtu. –
Një 33-vjeçar ka denoncuar në Polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë në policinë e Durrësit.
Burimet zyrtare të Policisë vendore, bëjnë të ditur se, A. N., është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohen një urdhër mbrojtje i menjëhershëm, në mënyrë që të mos i afrohet prej një distance të caktuar.
Pas bërjes së kallëzimi, policia nisi hetimet për gruan dhunues dhe dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit nën akuzën e dhunës në familje.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14. 11. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A. N. vjeç 33, banues në Durrës, sepse bashkëshortja ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.