Grupet kriminale, marrin kontrollin elektoral të qarqeve. Meta shpërndan analizën e ekspertit të sigurisë.
Grupet kriminale, marrin kontrollin elektoral të qarqeve. Meta shpërndan analizën e ekspertit të sigurisë.
15 TETOR 2020
Presidenti Ilir Meta thotë se shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor, është një praktikë e njohur.
Në facebook, ku ka shpërndarë analizën e Ekspertit të Çështjeve të Sigurisë, Pëllumb Nako, Meta shkruan se kanabisi përdoret si mjet përfitimi për grupet kriminale “që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara”.
“Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, thotë Meta mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Eksperti i Çështjeve të Sigurisë, Pëllumb Nako
Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.
Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.
Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme.
Gazeta Shqip