Grupi hetimor francez ‘zbarkon’ në SPAK, marrin dëshmitë e disa shqiptarëve të arrestuar për…
Një grup hetimor francez ka zbarkuar në prokurorinë e posaçme për të marrë dëshmitë e disa shtetasve shqiptarë të arrestuar për trafikim dhe shitjen e sendeve me vlerë nga Franca në vendin tonë. Hetuesit siguruan dëshminë e disa prej të ndaluarve, që u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal përfshi edhe 4 anëtarë të së njëjtës familje.
Hetimet për vjedhjen dhe trafik të sendeve me vlerë, francezët në SPAK
Një grup hetuesish francezë mbërritën në prokurorinë e posaçme në lidhje me hetimet e përbashkëta të nisuara për vjedhjen e sendeve me vlerë që hynin më pas ilegalisht në vendin tonë. Pas mbërritjes në Shqipëri, agjentët francezë, siguruan dëshminë e disa prej të ndaluarve në vendin tonë që u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Mësohet se ata kanë kërkuar të dhëna mbi rolin e anëtarëve të këtij grupit si dhe njohjet që keta persona kanë me të tjerë shtetas të identifikuar në Francë.
Më 16 qershor SPAK lëshoi disa urdhër arreste, duke vënë në pranga 12 personave, mes të cilëve edhe katër anëtarë të së njëjtës familje. Në atë kohë SPAK tha se hetimet e përbashkëta kishin zbuluar se si dy grupe kriminale, bashkëpunonin në shitjen dhe transportin e mallrave të vjedhur në Francë dhe lëvizjen e vlerave monetare. Grupi i parë vepronte në Francë me bazë në një hotel ku grumbulloheshin shumat monetare dhe sendet e vjedhura.
Ndërsa grupi tjetër kishte detyre futjen e këtyre sendeve në Shqipëri dhe më pas tregtimin e tyre. Hetimet nisen nga prokuroria e Lionit 3 vite më parë pasi në një autobus të një agjencie turistike u kapën rreth 1.5 kg flori dhe 80 mijë euro. Nga hetimet ka rezultuar se këto grupe, kane transferuar drejt Francës 725 mijë Euro për blerje të sendeve me vlerë, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat monetare që janë trasferuar në menyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit tokësor kapin shifrën e rreth 2 milionë eurove.
Gazeta Sot