23 Nentor 2023

Gazment Bardhi tregoi detaje nga mbledhja e grupit, pasi tha se disa deputetët kundërshtuan që këtë çështje ta çojmë në Kushtetutese, por gjatë votimit nuk pati kundërshti.

Disa kolegë kanë mbajtur një qëndrim ndryshe por gjatë votimit nuk ka pasur kundërshti”, tha ai pas mbledhjes së grupit të PD-së.

Sa i përket, kaosit të krijuar në Kuvend javët e fundit, ai tha se janë dorëzuar dy kallëzime penale në SPAK ndaj kryetares Lindita Nikolla dhe Gardës së Republikës./CNA