![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/06/800-0-75f87dfca362f8a55de8963ca3d5af20.jpg?fit=800%2C432&ssl=1)
Grupi Wagner merr vendimin e papritur për luftën në Ukrainë
29 Qershor 2023
Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, refuzoi të nënshkruajë kontratat me Kremlinin. Këtë e ka bërë të ditur të enjten, kreu i komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov.
Sipas agjencinsë shtetërore të lajmeve ruse, Kartapolov tha se disa ditë përpara tentativës për rebelim, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se të gjitha grupet që kryejnë misione luftarake duhet të nënshkruajnë një kontratë me ministrinë ruse .
Ai tha se Prigozhin nuk nënshkroi kontratat dhe u informua se Wagner nuk do të merrte pjesë në një operacion special ushtarak, shkruajnë mediet.
Ndërkohë detaje të tjera dolën dje nga kryengritja e ndërprerë e Wagner fundjavën e kaluar, ku Inteligjenca amerikane tha se disa zyrtarë rus, përfshirë këtu dhe komandantin e lartë rus në Ukrainë, Sergei Surovikin. Thuhet se ata ishin në dijeni të planeve të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin për kryengritjen e armatosur.
Gazeta sot