Guri prehistorik i gjetur në Xhuxhë të Mirditës në mëshirë të fatit.- Studiuesit akuza institucioneve: – Po zhdukin historinë
11 Prill 2023
Ky është Guri i Xhuxhës, i cili ndodhet prej afro pesë vitesh jashtë ambienteve të Muzeut Kombëtar i mbështjellë me plastmas.
Guri, i cili ka dhe shkrime, mendohet se i përket një periudhe prej rreth 35 mijë viteve më parë.
Lënia në mëshirë të fatit dhe jo në një Muze ka bërë bashkë studiuesit, të cilët akuzojnë Drejtorinë e Muzeut dhe Akademinë e Shkencave që nuk po i kushtojnë rëndësi të veçantë.
“Kërkojnë ti zhbëjnë, ti zhdukin, ti varrosin siç e kanë varrosur këtë Gur të Xhuxhës me shkrimin mbi të si shkrimi më i vjetër në botë. Ta kishte Muzeu i Luvrit apo ai britanik apo shtetet fqinje Greqi dhe Serbi do ta mbanin një kopje në shtëpi të tyre.”
Ambjentalisti, Sazan Guri, shprehet se ky gur rrezikon të humbasë shkronjat nga qëndrimi jashtë dhe se ai duhet të jetë Muze në të gjitha institucionet me rëndësi të vendit.
“Jemi ankuar vjet që mos ta lënë në pikë të shiut, e mbuluan, më keq akoma. Mbulesa me plastmas e bën që ta gërryejë pak e nga pak, këtë duan. Mjafton një lëndë xhami, do ti bëjmë letër UNESCO-s. Kërkojmë që Guri i Xhuxhës, që ka një histori të gjatë të popullit shqiptar të vendoset si nuse me tel brenda Muzeut, brenda Presidencës, Kryeministrisë,Ministrive dhe një kopje aty ku është”.
Studiuesit u shprehën se kanë dërguar dhe ankesa për këtë problem por deri më tani askush nuk i ka marrë në konsideratë.
Nga OraNews