“Guri i varrit te Kaloresit-Arber SHTJEFEN ZEZA. –
Nga: Paulin Zefi –
“GURI I VARRIT TE KALORESIT SHJEFEN ZEZA DHE, RENDESIA E TIJ HISTORIKE”.
– Ky gur varri dhe epitafi i tij ne “KISHA E SHEN.SHTJEFNIT” eshte Monument-Kulture i kategorise se pare qe me dt.05.11.1984 por si rezultat i mungeses se vemendjes per vite me radhe dhe germimeve pirate qe jane bere breda ketij objekti ne vitin 2007 (denoncuar nga Mediat lolale dhe kombetare), kjo Kishe kaq unike ne llojin e saj po shkon drejt rrenimit te plote si rezultat i bimesise se harlisur e cila njekohesisht po demton muret por ironikisht po i mban muret ne kembe!!!…
E kam pastruar dy here duke e mirembajtur me financat e mia por fatkeqesisht me anen e ketyre nderhyrjeve, thjeshte kam arritur qe ti kursej nje degradim te metejshem por ky objekt ka nevoje per nderhyrje urgjente ne konservimin dhe restaurimin e tij plote…… Rrenojat e”KISHES SE SHEN.SHTJEFNIT” perfaqesojne nje perle ne cdo aspekt (Historik dhe arkitektonik) pasi se bashku me Kishat e Sardes (Shurdhahut), Kisha e Shen.Venerandes (Balldre), Kisha e Shen.Sergjit (Shirgj) dhe Kisha e mrekullueshme e Shen Merise ne Vaun e Dejes (e hedhur ne ere nga komunistet), jane te vetmet qe u ndertuan ne stilin arkitektonik, “Romanik-Gotik”…….. “KISHA E SHEN SHTJEFNIT” nisi te ndertohet nga “Princat e Familjes feudale BLINISHTI” (Vlado, Kaloxher dhe Guliemo), dhe pasi ky vendbanim u pushtua nga serbet e Rashes, punimet per ndertimin e kesaj Kishe u perfunduan nga Mbreteresha franceze dhe Katolike e Serbise. Helena D’Anjou ne vitin1292 (e kam cituar me detaje ne nje postim te meparshem). “KISHA E SHEN.SHTJEFNIT” u restaurua dhe u zbukurua me 3-kamare te brendshme dhe me afreske (ana veri-lindore ku sot dallohen disa shenja ngjyrash) ne vitet 1447-1448. Keto punime u ndermoren me urdher te”Princit. Nikolle Dukagjini” (?!?!-1454) i cili e pushtoi Blinishtin duke jua rimarre Venecianeve gjate Luftes Shqiptaro-Veneciane (1447-1448) nderkohe qe luftonte ne emer te GJERGJ KASTRIOTIT, si Komandanti i tij kryesor kunder Republikes Veneciane. Gjate pushtimit te eger osman, kjo Kishe u plackit dhe u dogj per tu rindertuar ne fillim te shek.XVI-te nga Ipeshkevinjte e Sapes (Nenshat) dhe kaloi nen juridiksionin e drejtperdrejte te Selise se Shenjte ne Rome ku prane saj sherbenin njekohesisht deri ne 6-Misionare Katolike te cilet ne vitin 1641 kultivuan per here te pare ne Shqiperi, kulturen bujqesore te “Misrit” pikerisht, prane kesaj Kishe ne breg te lumit Drin. Ne fillim shek.XIX-te ne diten e Shen. Shtjefnit qe festohet ne cdo 3-gusht ne Blinisht (Pajtor i Kishes dhe Shenjtori mbrojtes i ketij fshati), u zhvillua nje tragjedi ku ne hyrje te Kishes u vrane 2-djem te rinj nga fshati i sotem” Gjader-Lezhe” dhe pasi Kisha u mbulua nga rrekete e gjakut; Ky objekt religjioz u braktis perfundimisht nga Besimtaret Katolike dhe u ndertua Kisha e re ne kodrat e fshatit Blinisht, banoret e te cilit u zhvendosen prane kodrave ne lindje te vendbanimit mesjetar, per tju shmangur permbytjeve ciklike te lumit Drin……etj.etj…..
“GURI I VARRIT TE KALORESIT SHJEFEN ZEZA DHE,RENDESIA E TIJ HISTORIKE” ; Ky gur varri dhe epitafi i tij ne gjuhen latine, sot ekziston i paplote pasi ne fillim te revolucionit kulturor (1967) eshte demtuar nga komunistet duke i thyer pjesen e siperme dhe kete objekt e hodhen ne nje kanal aty prane varrezave te fshatit Blinisht duke kujtuar se po demtonin varrin e nje Kleriku Katolik!!!….. Objekti i rrezuar eshte nxjerre nga kanali ne fillim te viteve 1990 duke e vendosur diku ne mes te shkurreve dhe bimesise prane rrethimit te varrezave dhe vitin e kaluar pasi jam njoftuar nga njerez te moshuar, i shtyre nga kureshtja; kam realizuar perkthimin e plote dhe i befasuar pa mase, e kam vendosur ne qender te varrezave te fshatit Blinisht…… Teksti i plote i epitafit ne gjuhen latine eshte: “TE TETIECECCA MARTYR OCCVBVI HICOCTA VIVS ILLEMI DASIACET INCLVTVD HEROS CVIVS PP OCHRISTO TEPRAOP V OREMADET” qe pas deshifrimit perkthehet ne Shqip me keto fjale:”TI BESIMTAR QE JE DESHMOR TANI I IKUR, KETE TE TETIN (Varrin e Tetes,Shtjefen Zezes) TE CILIN UNE E SHIKOJ TE SHTRIRE. I FAMSHMI HERO QE JETOI DHE DERDHI GJAKUN E TIJ PER RUAJTJEN E FESE SE KRISHTIT”.
1) -I lartpermenduri Tete (Shtjefen) Zeza shfaqet ne Histori si nje nga dy Kreret kryesor te Zadrimes qe ishte Kalores shume i njohur i kohes se tij dhe emri i tij shfaqet ne burimet historike qe i referohen dokumenteve nga KUVENDI I MADH I DUKAGJINIT (15-dhjetor-1601 deri me 15-shkurt-1602) qe ishte Kuvendi i dyte pas atij qe u organizua ne fshatin Lis te Krahines se Matit. Referencat i kam marre nga punimet shkencore te Prof.Injac Zamputi (Dokumente te Shek.XVI-te&Shek.XVII-te per Historine e Shqiperise.
2)-Nje e dhene tjeter burimore: “I perndrituri Peshkop i Sapes; Imzot.Nikolle Bardhi,Teta i Zi (Tetta Issi), Leke Kola dhe Krere te tjere” … qe benin pjese tek 56 Kreret kryesore qe nenshkruan vendimet e KUVENDIT TE MADH TE DUKAGJINIT. Nga: L. Ugolini, Studime tekste, Dega juridike, Vellimi i pare, Dok. nr. 227. Tirane.
3)-KUVENDI I MADH I DUKAGJINIT (15-dhjetor-1601 deri me 15-shkurt-1602) u zhvillua tek Kisha e Shen Lleshdrit (Aleksandrit) ne fshatin e sotem Dukagjin te Rrethit te Matit ku mendohet se ishte Kryeqendra e Shtetit te Arbrit qe quhej “ARBA”(Progoni(1190-1198), Gjini (1198-1208) dhe Dhimitri (1208-1216). Disa historiane jane te mendimit qe u zhvillua tek Kisha e Shen Lleshdrit (Aleksandrit) ne Orosh te Mirdites (sot Abacia)! Gjithsesi sdua te zgjatem per kete pjese por …. KUVENDI I MADH DUKAGJINIT u mblodh nen moton “Per Fe dhe Atdhe”, u kryesua nga Nikolla Mekajshi i Kishes se Stefanise. Ne kete Kuvend moren pjese plot 2656 burra ku vendimi i dale me dt. 15-shkurt-1602 qe u nenshkrua nga 56 Kreret kryesore (ku bente pjese edhe Tete Zeza (i ziu) ose Shtjefen Zeza, thuhet: “Jemi betuar fshehurazi qe te mendojme per kete Popullin e Shqiperise, me deshire qe tju kthejme te gjithe ketyre vendeve; Lirine e vjeter ashtu sikur se ishim ne kohen e Princit tone te dashur “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”, edhe per me teper te vijne e te bashkohen me ne te gjithe Shqiptaret”. (Studime historike, Tirane 1967, nr. 4, faqe. 9). Kuvendi kishte mbledhur plot 40.000 luftetare dhe i dergoi kerkese per njohje dhe ndihme shume Shteteve Europiane, por pervec Spanjes askush tjeter nuk ju pergjigj seriozisht, pasi Vatikani i mbajti premtimet vetem ne leter dhe aq me keq Republika Veneciane, e cila e sabotoi dhe e dekonspiroi kete Kuvend duke arrestuar dhe burgosur disa nga Kreret qe i kerkuan ndihme, pasi Venecia kishte bere marreveshje per te ruajtur “Status Quone” me Perandorine Osmane.
4)-Kaloresi dhe luftetari i famshem i kohes: TETE ZEZA ose SHTJEFNI i ZI ishte Zoterues i fshatit Kakarriq te Lezhes, i cili vra ne lufte me Osmanet dhe trupi i tij u varros tek KISHA MESJETARE E SHEN SHTJEFNIT ne Blinisht te Zadrimes (qe ndodhet shume afer Kakarriqit, ne bregun lindor te lumit Drin, i cili ndan keto dy fshatra). Ky Kalores eshte perfaqesues i Fisit te madh “BUZEZEZI” qe dalin ne Shek.XIII-te si Fisi me i madh ne Zadrime, Lezhes dhe Shkoder, te cilet ishin shperndare ne shume degezime. Sundonin Zadrimen, kullotat dimerore i kishin ne malin e Shengjinit dhe kullotat verore ne bjeshket e Terbunit ne malesine e Pukes, etj.
Roli i tyre ra pas fuqizimit te Familjeve Feudale: Spani,Jonima, Dushmani, Zaharia dhe Dukagjini te cilet ju pervetesuan pronat me forcen e armeve …
V.O. Fotot jane te autorit Paulin Zefi.