Guvernatori i Bejrutit qan drjtperdrejt ne Tv: – Situata është e ngjashme me Hiroshimën…

 04/08/2020.

E gjithë bota i ka kthyer sytë nga kryeqyteti i Libanit, Bejruti, pasi atje ka ndodhur një shpërthim i madh, i cili i ka marrë jetën të paktën 100 personave dhe ka lënduar më shumë se 2.700 të tjerë.

Spitale të tejmbushura, ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të kapluar nga paniku, kjo është panorama e tanishme në Bejrut.

Në lidhje me tragjedinë, ka folur dhe Guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud. Ai e ka krahasuar situatën me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë botërore.

Ndër të tjera Abud tha se ekipet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e shpërthimit për të shuar flakët, por disa prej tyre nuk kanë mundur që të kthehen më.

“Ne po i kërkojmë, 10 zjarrfikës deri më tani janë shpallur të zhdukur. Kjo situatë është e ngjashme me atë të Japonisë, në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë kombëtare”, u shpreh mes lotëve Abud.