18 Nentor 2024

Dy persona të maskuar hynë në territorin e kështjellës Windsor muajin e kaluar dhe vodhën dy automjete nga një magazinë, shkruan The Sun.

Mbreti Karli III dhe gruaja e tij Camilla nuk ishin në terren në atë kohë, por Princi William dhe familja e tij thuhet se ishin në Adelaide Cottage, që ndodhet brenda të njëjtit terren.

Burrat dyshohet se u arratisën me një kamion ferme dhe një biçikletë me katër rrota që ishin ruajtur në një hambar. Vjedhja mësohet se ka ndodhur më 13 tetor./abcnews.al