Halloween kthehet në një arenë përleshje në Hamburg, persona të maskuar si fantazma ose zombie sulmojnë policinë. – Digjen makina dhe kazanë mbeturinash
1 Nentor 2023
Festa e Halloween është shndërruar në një arenë përleshjes në Hamburg të Gjermanisë. Sipas mediave vendase, persona të maskuar si fantazma apo zombie kanë sulmuar forcat e policisë. Këto të fundit i janë kundërpërgjigjur duke i shpërndarë me ujë.
E gjithë skena nisi rreth orës 19:00, ku 50 persona të maskuar sulmuan disa ndërtesa duke thyer xhamat, më pas kanë djegur koshat e mbeturave dhe kanë hedhur fishekzjarrë.
Ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme janë dëgjuar edhe shpërthime.
Policia lokale thotë se ka identifikuar disa persona, të përfshirë në këto skena dhune, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar.
Gazeta Panorama