Do hapet Çanta – Dita e Veres.
U ndodhem rastesisht kur po kontrolloheshin dhe akordoheshin instrumentet mizikor tradicional, qe perdoren per te zgjuar Pranveren. Diten e Pranveres kryesisht perdoren instrumente muzikor per zgjimin e natyres, shpendeve dhe per te larguar te keqiat nga banesa, arat, bimet frutore, perimeve, kafsheve etj.
Diskutimi ishte ne mes te Mjeshtrit Pllum Meta dhe Muzikantit dhe studiuesit te ketye instrumenteve dhe muzikes tradicionale etnokulturore Ermal Sela.
Mjeshteri I ketyre instrumenteve tradicionale Pllum Meta po kontrollonte pipzat dhe zumaret. Ne nje cante plastike ishin rreth 20 instrumente. Te punuar duke perdorur dhe ngjitese plastike. Varferi, por pasion. Keto instrumente muzikor ishin te gjithe te intonuar per muziken tone tradicionale, ishin shume me te mire se ato qe shiten, dhe i detyrojme nxenesit qe ti blejne per ore mesimi jashte programit mesimor ( ne fakt i kerkon program i miratuar shteteror).
Debati ishte i nxehte per pershtatjen e bukinave (gjuhezave), cilat jane me te mira, si punohen dhe si duhet mirmbajtur. Me keqardhje permendej, se kane mbetur shume pak mjeshter te ketyre instrumenteve dhe shume me pak nga ato qe ju bien.
Kur permendnin te tjeret instrumentiste, me beri pershtypje, i quanin Mjeshteri filan etj.
Si degjues, u habita, si e njihnin njeri tjetrin me karakteristikat dhe vlerat e tyre si interpertues dhe njohes.
Megjithse askush nuk ju kishte kerkuar, qe te ishin te pranishem ne ndonje maifestim ne ceremonin e kremtimit te kesaj feste te vjeter sa vete jeta, ato do e perkujtonin me nje koncert per qef te tyre.
Ishim ne nje kafe, pa u vene re u grumbulluan njerez, te gjithe i pergezonin, por dhe pyetje te pa fund.
Foto-Lahuta te Koleksionit: Ermal Sela.
Rrofshi o djema qe do e hapni trasten. Shenim. Mjeshtri Pllum Meta dhe Muzikanti dhe studiuesi Ermal Sela kane seicili me shume se nga 200 instrumente (vegla muzikore tradicionale), te cilat edhe i zoterojne si interpretues te muzikes tradicionale folklorike shqiptare.