Hapet Muzeu i së Ardhmes në Dubai
Hapet Muzeu i së Ardhmes në Dubai
Monumenti shtatëkatësh është emëruar si “ndërtesa më e bukur në botë”.
Në Dubai u hap muzeu i së ardhmes. Monumenti shtatëkatësh është emëruar si “ndërtesa më e bukur në botë”. Me një lartësi prej 77 metrash, ai përmban një fasadë çelik inox të ndriçuar nga 14 mijë metra kaligrafi arabe.
Qendra intelektuale dhe shkencore shpreson se do të bashkojë mendjet më të ndritura në shkencë, teknologji dhe inovacion dhe është gati të pozicionojë Dubain si një vend për teknologjitë në zhvillim dhe një bazë eksplorimi për talentët, shpikësit dhe profesionistët krijues nga e gjithë bota.
Sarah Al Amiri, Ministre e Shtetit për Teknologjinë e Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryetare e Agjencisë Hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe i tha Euronews se muzeu së bashku me industritë e Dubait, institucionet akademike dhe strukturën legjislative mbështet teknologjinë shkencore.
Brenda muzeut, vizitorët përfshihen në një udhëtim eksperimental për në vitin 2071.
Nga: UBTNews