Hapet i pari Muze Muzike ne Trojet Shqiptare.
Muzeu i muzikes. ish Tabhanja e Gjakoves
Trashëgimia muzikore, mjaft e pasur e komunës së Gjakovës, tashmë do ta ketë vendin e vet të konservimit dhe prezantimit para brezave të rijnë.
ne Gjakovë, u bë hapja zyrtare e Muzeut të Muzikës që është i vendosur në objektin e Taphanës, me te cilin synohet ruajtja e një tradite të pasur në komunën tonë, siç është ajo muzikore.
Tabhanja gjendet në vendin e quajtur “Livadhi i Tabhaneve” pranë lumit Krena. Objekti i parë i Tabhanës është ndërtuar në vitin 1650 nga esnafi i tabakëve dhe ky objekt përfaqësonte zejtarët e kohës, të cilët pasi u forcuan në rrafshin ekonomik ndërtuan Urën e Tabakëve dhe Urën e Taliqit. Këto dy ura patën rëndësi jetike për mirëqenien e popullsisë të këtij regjioni, sepse këto ura lidhën Gjakovën me Shkodrën dhe me pjesët e tjera të Perandorisë Osmane. Tabakët si prodhues të lëkurave përmenden edhe në udhë përshkrimet e Evlia Çelebisë të vitit 1663 dhe më vonë në raportin e Myllerit të vitit 1838, ku përshkruhet numri i madh i zejeve në Gjakovë dhe veçohen Tabakët si prodhues të lëkurave të bardha dhe të zeza. Gjakova ishte vend i pasur me burime të ujit, që ishte parakusht për organizimin e punishteve të tabakëve, sidomos në lumin Krena kishte një numër të madh dollapësh për përpunimin e lëkurave në të njëjtin vend ku gjendet edhe objekti i Tabhanes. Në vitin 1850 në Gjakovë numëroheshin 60 tabakhane për përpunimin e lëkurave. Esnafi i tabakëve, i cili merrej me përpunimin e lëkurave, veprimtarinë e zhvillonte në dy objekte. Njërin që ekziston edhe sot, e që shërbente si administratë dhe depo e lëkurave dhe tjetri si vendi për tharjen e tyre. Lëkurat e papërpunuara së pari laheshin në “dollapin” nga druri, i cili gjendej në brendinë e lumit, dhe pastaj dërgoheshin në objektin që shërbente për tharje. Kjo ndërtesë gjatë kohës është rrënuar dhe nuk ekziston më. Ishte ndërtesa me një planimetri me bazë katrore, por me lartësi në dy kate. Kati i parë ishte e ndërtuar nga gurët, ndërsa pjesa e sipërme ishte nga druri dhe me dritare në varg pa xhama. Kjo shërbente për tharje të lëkurave nën ndikimin e erës.
Objekti ekzistues që shërbente si depo dhe administratë, është ndërtesë me dy etazhe. Përdhesja është një hapësirë dhe është e ndërtuar nga gurët gjysmë të gdhendur, ndërsa kati siper është e ndërtuar nga druri. Komunikimi me kateve bëhet përmes shkallëve të drurit që gjenden në pjesën e jashtme të ndërtesës nga ana lindore. Objekti në tërësi është kompozicion i ndërtimit me gurë dhe dru dhe veçohet me plastikën e tij që e përbëjnë hapësirat e plota dhe të zbrazëta. Kulmi është i mbuluar me tjegulla mediteranë dhe me strehë të dyfishtë, që është në harmoni të plotë me dritaret e drurit. Ngjyra e bardhë e mureve në te katit larte dhe gurët me ngjyrë të murrme në përdhese i japin një kontrast të këndshëm, të kombinuar me ngjyrën e drurit. Tabhanja është rindërtuar me investimin që e ka bërë MKRS-ja dhe është nën mbikëqyrjen e Qendrës Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Gjakovë.
Muzeu i Muzikës, i pari i këtij lloji në rajon me libra, dorëshkrime, fotografi, instrumente, partitura, disqe etj. të cilat pasqyrojnë traditën dhe vlerat e të gjitha gjinive muzikore ndër vite të qytetit të Gjakovës, atyre që janë me origjinë dhe që e bartën këtë traditë kudo që jetuan dhe vepruan.