
“Hapi faqe të re në jetën politike të vendit” – 20 vjetori i themelimit të LSI-së.
6 Shtator 2024
LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit. Ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, por sipas tij, “deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”.
“Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”, shprehet Meta.