Hapja e negociatave. Ditmir Bushati bën deklaratën e FORTË: – Ky është vendim i vonuar, duhet që…
Hapja e negociatave. Ditmir Bushati bën deklaratën e FORTË: – Ky është vendim i vonuar, duhet që…
4 MAJ 2021
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë në “Good Morning Europe” tha se vendi ynë e ka marrë statusin kandidat në 2014-ën, ndërsa negociatat duhet të ishin hapur në 2018.
Ish-ministri Bushati tha se me rëndësi do të jetë qartësimi i metodologjisë së re për sa i përket reformave që do të duhet të vijojë Shqipëria. Kjo do t’i japë vendeve të BE-së edhe më tepër ndikim në vendin tonë.
Pjesë nga biseda:
Të gjithë presin një vendim të qartë nga Këshilli, të aprovojë kornizën e negociatave si dhe vendimin për mbajtjen konferencës së parë ndërqeveritare që do të simbolizojë nisjen e negociatave. Ky është vendim i vonuar, e kemi marrë statusin e vendit kandidat në 2014. Kemi qënduar në dhomën e pritjes për shumë gjatë.
Sa progres ka bërë Shqipëria?
Është e gjitha subjekt i kushteve, duhet ta kishim nisur këtë rrugëtim në 2018. Është e rëndësishme që vendimi i Këshillit të reflektojë metodologjinë e re se për cilën reformë ligjore do të ketë një peshë të caktuar. Është e rëndësishme për ne që ta nisim këtë proces, dhe ta demistifikojmë këtë progres. Prespektiva europiane është shumë e qartë dhe është koha të flasim për anëtarësimin europian.
Duhet ta kemi Europën më prezente në rajon. Duhet të lidhim ndasinë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Na duhet një vizion, është koha tani.
Gazeta Sot