14 Mars 2025

Sot u hap Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, i cili shkurton kohën e udhëtimit nga Dibra në Tiranë në më pak se dy orë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se punimet për Korridorin 8 po ecin mirë në territorin maqedonas, por apeloi që Tirana të përfundojë projektimin e pjesës hekurudhore që lidh Durrësin me kufirin shqiptar. Mickoski theksoi se më shumë se 60 km front janë hapur deri në fund të muajit dhe se po kërkohet një zgjidhje për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë, i cili ndodhet në një zonë të mbrojtur nga UNESCO.

“Ne po punojmë dhe po realizojmë detyrimet tona, por nuk shoh që pala shqiptare po ecën përpara. Ejani të punojmë së bashku,” tha Mickoski.