6 Nentor 2022

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me takimet që kryeministri po organizon së fundmi me fermerët në të gjithë vendin. Përmes një postimi në facebook, Vasili, i kërkon fermerëve të qëndrojnë vigjilentë, pasi plani i maxhorancës është që tu grabisë tokën.

Sipas tij, për ta realizuar këtë gjë, qeveria do të nxjerrë ligjin për marrjen e tokës në rast se ajo mbetet e pa punuar, apo përmes vendosjes së taksave të rënda.

Vasili shton se kryeministri nëse do të ishte i interesuar për bujqësinë nuk do të lejonte dyfishimin apo trefishimin të plehrave kimik, apo qoftë dhe çmimin e karburantit prej 230 lekësh.

POSTIMI I PLOTË

Fermerë hapni syte,po ju erdhi Rama dijeni se do vetem tju grabise token!

Rama ben sikur organizon keto kohet e fundit takime me fermerē.

Qellimi i vetem i Rames eshte qe si hijenë te pergadise opinionin, per grabitjen masive prej tij te tokes se fermereve, me gjoja shkakun qe te mos mbetet pa punuar duke nxjerre ligj dhe taksa shume te renda.

Rames as qe ja ndjen fare per fermeret dhe as nuk ka asgje se cfare tu thote. Ai vetem i ka sakatuar dhe i ka bere fermeret qe te braktisin fshatin dhe te ikin jashte vendit.

E di i madh e i vogel se toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames. Ai me qellim e ka mbytur dhe asfiksuar bujqesine, qe ajo te falimentoje dhe me pas tja rrembeje token dhe tua jape bandes se klienteve te tij ne qeveri dhe oligarkeve.

Rama po te ishte i interesuar per bujqesine sikur te bente jo me shume se Maqedonia e Kosova nuk do te kishte asnje dynym toke pa punuar.

Rama me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise vendosi keto masa vrastare:

vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,

cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar

subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.

Prandaj fermeret nuk shesin dot prodhimet e tyre, sepse dalin me humbje te medha dhe ndaj jane zhytur ne varferi dhe mjerim.

Ne se vertet duan qe fermeret ta punojne te gjithe token dhe te jetojne te qete me punen e tyre le te beje Rama se paku keto:

Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.

Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

Riformulimin e skemës mbështetëse dhe heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

Financimit të skemës mbështetëse si Maqedonia dhe Kosova

Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

Fermerë po pate Ramen, qe ju vjen ne takime ne fshat jini vigjilente se ka ardhur thjesh tju grabise token tuaj.

P.S.Shiheni VIDEON disa dite me pare kur ky Rama ishte ne Korce, ndersa po ate dite fermeri ne Devoll pret 1.4 Ha me molle.