Haradinaj i përgjigjet Ramës: Mos u merr me Kosovën, Shqipëria të del boll! –
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga Edi Rama, në lidhje më atë se demarkacioni ishte debat i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë.
“Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin “Zona e Pavarësisë” në “Klan Kosova”, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.
Sipas Ramës, kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtar
Postime:
Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll.
RH.