Haradinaj porosi Tiranës zyrtare për qëndrimin ndaj Kosovës. –
Haradinaj porosi Tiranës zyrtare për qëndrimin ndaj Kosovës. –
12/02/2019 –
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, i kërkon Tiranës zyrtare që të mbajë një qëndrim për Kosovën e 17 Shkurtit 2008.
Haradinaj: Tirana zyrtare, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim; Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori. Kushdo nga të zgjedhurit në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton ndaj Kosovës. Është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t’u them jugun jepuani Greqisë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, por t’u ndrequr këtë.