HARTA: – ‘Nuk pritet të nisë përpara 2022’, renditja e The Economist Intelligence Unit tregon se kur u vjen radha për vaksinimin masiv vendeve si Shqipëria
HARTA: – ‘Nuk pritet të nisë përpara 2022’, renditja e The Economist Intelligence Unit tregon se kur u vjen radha për vaksinimin masiv vendeve si Shqipëria
13 Dhjetor 2020
Gazeta Dita
Të paktën kështu pretendon The Economist Intelligence Unit, që ka publikuar edhe një hartë, sesi do të bëhet procesi i vaksinimit masiv në të gjithë botën.
Gjithsesi, për grupet e riskut dhe kategori të caktuara procesi do nisë më herët dhe sasi të caktuara të vaksinave do të mbërrijnë para këtij afati.
Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, thotë se vendet e pasura do të kenë më parë akses në vaksinat e koronavirusit, ndërsa ato më të varfra, afati kohor do të shtrihet deri në vitin 2024.
Sipas hartës, që mund të shihni më poshtë, shtetet ndahen në katër kategori.
Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022.
Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022.
Në grupin e tretë ku futet edhe Shqipëria e krejt Ballkani, përveç Greqisë, vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022.
Ndërsa në grupin e katërt ku futen vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023.
Sipas të dhënave, gati 70 vende të varfra do të jenë në gjendje të vaksinojnë, në rastin më të mirë, vetëm 1 në 10 persona gjatë vitit 2021.