Harxhoi 5 orë për të kthyer akrepat 60 minuta prapa!

Me telefonat inteligjentë apo me orët e teknologjisë së fundit, tashmë nuk është më e nevojshme që me ndryshimin e orës të ndryshohen edhe akrepat, pasi ky veprim bëhet automatikisht.

Megjithatë, ndryshimi i orës këtë të diel ka qenë një stres më vete për koleksionistin britanik, 75-vjeçarin, Roy West.

Prej gati 40 vjetësh, ai koleksionon ora dhe numri ka shkuar në rreth 5 mijë të tilla.

Ai tha për “The Sun” se ka qëndruar për plot 5 orë për të kthyer akrepat e orëve të tij 60 minuta mbrapa.

“Është një punë e gjatë, por nuk më intereson. Nuk dua të tregojnë kohën e gabuar. E nis në dhomën e gjumit, pasi kam më shumë atje, më pas në dhomën e ndenjes, në korridor, kuzhinë, në banjë dhe në fund në dollapë”, ka thënë 75-vjeçari.

 

j.l./ dita