Helikopter “Seahawk” dhe mitralozë të rëndë, Shqipëri-SHBA stërvitje ushtarake në Bizë (FOTO)

– 03/05/20

Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara në këtë drejtim.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga stërvitja e përbashkët në Bizë të Martaneshit.

Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur ditë dhe natë në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Gazeta Mapo