Hena Spahiu ne qender te vemendjes per studimin “Kultura e Komanit”. –
Hena Spahiu 1933-1933.
Mbasi kreu shkollën e mesme ne Tirane, vazhdoi studimet e larta ne Universitetin e Budapestit ku dhe u diplomua, duke pasur si udhëheqës Profesorin e shquar hungarez Lazio Gjulia, specialist i mirënjohur i arkeologjisë se periudhës “Se Dyndjes se Madhe të Popujve”. Tema e diplomes, “Kultura e Komanit”, mbeti edhe më pas ne qendër të vëmendjes se kërkimeve e studimeve të saj. Lidhur me këtë teme, ende si studente, kishte vizituar varrezën pranë Kalasë se Dalmacës (Koman) dhe kishte marrë pjesë ne gërmimet hetimore që nisën më 1956 ne një varrezë tjetër arbërore pranë Krujës. Këto gërmime i vazhdoi si bashkautore edhe ne vitet që pasuan.
Me pasionin e një arkeologeje gjithnjë të re, ajo punoi për rreth 30 vjet ne kantiere të ndryshme arkeologjike. Përgatitja e mire universitare ne fushën e arkeologjisë se hershme mesjetare si dhe kërkimet e para të saj të suksesshme në këtë fushë, e bene përfundimisht këtë të fundit drejtimin shkencor të punës se saj, ku ajo dha një ndihmesë të çmuar. Kjo ndihmesë pasqyrohet fillimisht në një numër studimesh e më vonë në disertacionin “Varreza arbërore e Kalasë se Dalmacës” të mbrojtur prej saj më 1982, me të cilin fltoi gradën “Doktor i Shkencave”. Studime të tjera të Hëna Spahiut dëshmojnë për një përkushtim të posaçëm të saj për kërkimet në një fushë të re të arkeologjisë shqiptare sic ishte ajo e periudhës se mesjetës.
Është i njohur tashmë studimi monografik i saj me bashkautor Dr. Komatën kushtuar rezultateve të gërmimeve 4 vjeçare (1967-70) në Shurdhah-Sarda, një qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar. Vepra e dytë monografike e Hëna Spahiut është “Qyteti i fortifikuar i Beratit”, të cilën nuk e pa të botuar (u botua pas vdekjes). Hëna Spahiu punoi edhe në fushën e numizmatikës bizantine, duke hartuar katalogun e pare të monedhave bizantine të gjetura në Shqipëri.
.
Foto: Unaza me mbishkrim e Komanit, zbuluar dhe botuar ne nje studim nga Hena Spahiu.
Është gjithashtu bashkautore e një albumi ilustrativ për stolitë arbërore. Këmbëngulëse në punën e saj, e mirëpërgatitur dhe me një horizont të gjerë njohurish, ajo megjithatë ndonjëherë nuk qe ndihmuar dhe vlerësuar drejt nga drejtuesit zyrtarë. Por Hëna Spahiu e gjente kënaqësinë te puna. Disa fushata gërmimesh, me mjete të kufizuara e vështirësitë e kohës, i dhanë asaj një lëndë të pasur arkeologjike, që do të përbënte një bazë të fuqishme për një punim madhor për kulturën arbërore, për të cilin kishte filluar punën përgatitore, por që ndarja nga jeta ia ndërpreu në mes.
Veprimtaria shkencore e Dr. Hëna Spahiut është manifestuar edhe në pjesëmarrjen në dy Kuvendet e Studimeve Ilire dhe në veprimtari të tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit. Vdekja e parakohshme i la pa realizuar edhe plane të tjera premtuese, për të cilat edhe pse në pension, ajo punonte me të gjitha fuqitë e veta, duke u frymëzuar nga aspirata për të dhënë kontribute të reja për arkeologjinë mesjetare shqiptare. Për vlerën e punës shkencore që la pas, emri i Hëna Spahiut do të kujtohet gjithnjë me respekt të veçantë.
Reference:
– ” Ne Kujtim te Hena Spahiut”, Revista Iliria, Vol. 23, fq. 297- 299, Tirane 1993.