Henze: Rama të kërkojë falje publike, bllokim llogarive bankare. –

18 qershor 2019

Martin Henze, këshilltari ekonomik i grupimit CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, përmes një komenti ka reaguar prerë lidhur me përgjimet e fundit të publikuara nga BILD.

Hanze: 1. Qeveria të japë menjëherë dorëheqjen.

  1. Parlamenti t’i heqë imunitetin Ramës dhe të gjithë zyrtarëve të përfshirë në marrëdhëniet me mafian. ….

“Ka vetëm një mënyrë për qeverinë e Ramës: t’i kërkojë falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë sjellje të dënueshme. Qeveria të japë menjëherë dorëheqjen dhe Parlamenti t’i heqë imunitetin Ramës. Europolit / Interpolit t’i kërkohet të marrë përsipër hetimin e mashtrimit. Të gjitha asetet dhe llogaritë bankare jashtë të personave të implikuar të qeverisë dhe familjeve të tyre duhet të ngrihen deri në fund të hetimit”, shkruan ai.

PJESË NGA POSTIMI I HENZE

BILD publikoi regjistrime të gjera telefonike, të bëra nga hetuesit shqiptarë, të cilët dëshmojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë qeverisëse socialiste të Kryeministrit Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017.

Me këtë, qeveria, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama me siguri e kanë bërë veten masivisht të dënueshëm. Kjo është e papranueshme për Evropën.

Këto regjistrime gjithashtu dëshmojnë se kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni për këtë komplot zgjedhor dhe për këtë arsye ishte pjesë e tij.

Megjithëse hetuesit shqiptarë janë njohur me audiopërgjimet për vite me radhë, megjithëse gjithçka që mund të dëgjohet në materialet është faktuar që ka ndodhur në të vërtetë dhe këto janë të dënueshme sipas ligjit shqiptar, deri më sot nuk ka pasur hetim per venie para drejtësisë per një nga politikanët, zyrtarët dhe mafiozët qe janë protagonistë në audiopërgjime.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në anën tjetër, konfirmoi vërtetësinë e regjistrimeve në gazetën BILD, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.

Ka vetëm një mënyrë për qeverinë socialiste të Ramës:

Të kërkoje falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë sjellje të dënueshme.

  1. Qeveria të japë menjëherë dorëheqjen.
  2. Parlamenti t’i heqë imunitetin Ramës dhe të gjithë zyrtarëve të përfshirë në marrëdhëniet me mafian.
  3. Europolit / Interpolit t’i kërkohet të marrë përsipër hetimin e mashtrimit zgjedhor dhe bashkëpunimin me mafian në këtë çështje.
  4. Të gjitha asetet dhe llogaritë bankare jashtë të personave të implikuar të qeverisë dhe familjeve të tyre duhet të ngrihen deri në fund të hetimit.
  5. Presidenti i Republikës të emërojë një qeveri të përkohshme / tranzitore në konsultim me të gjitha partitë parlamentare.
  6. Zgjedhje të reja në datën më të hershme të mundshme.

Kjo do të siguronte një proces demokratik në përputhje me kushtetutën, paqen dhe demokracinë në Shqipëri, një shqyrtim ligjor të krimeve të mundshme kundër qytetarëve dhe do të mundësonte rivendosjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë me pranimin më të lartë të mundshëm të popullatës shqiptare” – shkruan deputeti i partisë së Merkel, i njohur për afrinë me opozitën në Tiranë.