
Hera e dytë në pak ditë, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
12 Korrik 2024
Mësohet se në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë. Mësohet se në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët pasi edhe pak ditë më parë u përfshi nga një zjarr, që dyshohet se ishte i qëllimshëm.