Hera e dytë; – Trump i fut sërish shqiptarët në Lindjen e Mesme

27 TETOR 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vijon t’i cilësojë shqiptarët si një popull që i takon Lindjes së Mesme.

Nëse radhën e parë, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me krerët e Serbisë dhe Kosovën, e cilësoi këtë të fundit si pjesë e Lindjes së Mesme, e u cilësua si gafë, përsëritja e këtij koncepti sërish duket se ka një gjë më përtej lapsusit politik.

Nesër Trump ka planifikuar një tubim të madh në shtetin e Michigan-it, i cili është një nga shtetet kyçe për zgjedhjet e 3 nëntorit. Për këtë tubim, stafi i Trump ka përgatitur një poster të madh që e ka shpërndarë në rrjet.

Në të cilin thuhet: “Koalicioni i Lindjes së Mesme për Trump”. Bën përshtypje se një nga organizatorët e takimit është shqiptar: Gjevalin Gegaj, e sërish për lindjen e mesme përmenden popujt: Afroamerikanët, shqiptarët, armenët, asirianët, kaldeanët(të krishterët e Irakut), koptët, egjiptianët, jezitët, indianët, irakenët, jordanezët, kurdët, libanezët, maronitët, muslimanët, sirianët, turqit dhe gratë e Lindjes së Mesme për Trump”.

Gjovalin Gegaj, një nga shqiptarët që është organizator, ka shkruar në një postim ku e ndan posterin:

“Dua të informoj të gjithë komunitetin shqiptar në Michigan për tubimin për rizgjedhjen e Trump, i cili është organizuar nga disa grupe etnike, ku merr pjesë edhe komuniteti shqiptar. Kushdo që është i interesuar mund të marrë pjesë. Faleminderit ”.

GazetaShqip