Hetimet e SPAK-ut/ Në përgjime edhe gazetarë të njohur
28 Korrik 2023
Gazetarë që janë përdorur për shërbime të ndryshme duke bashkëpunuar me njerëzit e këtij grupi të strukturuar kriminal.
Sot (27 korrik) SPAK zhvilloi një operacion të gjerë me rreth 15 arrestime, ku janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë, drejtues të lartë të policisë, siç është rasti i Oltion Bistrit, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, ish-drejtor i Operacionales, e shumë persona të tjerë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Burime i thanë CNA se gjatë përgjimeve që kanë zgjatur disa muaj dhe janë kryer në bashkëpunim me strukturat hetimore evropiane ka edhe emra gazetarësh të famshëm, të cilët kanë bashkëpunuar me botën e krimit.
Botues, drejtues emisionesh janë në përgjimet e komunikimit dhe përgjimet e komunikimeve që janë në duart e SPAK-ut.
Nuk dihet roli i gazetaëve dhe personave të përfshirë në këtë hetim.
Por, komunikimet flasin për një lidhje të fortë dhe njohje të biznesmenëve apo drejtuesve të policisë me gazetarë që janë përdorur për shërbime të ndryshme duke bashkëpunuar me njerëzit e këtij grupi të strukturuar kriminal.