Hetimi: 9 kimikate të rrezikshme në tregun shqiptar të bukës. –
Hetimi: 9 kimikate të rrezikshme në tregun shqiptar të bukës. –
Përveçse me miell serbo-rus, të prodhuar para 30-40 vitesh e që përdoret si tagji për kafshët, buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) dhe me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht në gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014, të ish-ministrit Edmond Panariti.
Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. U kërkua rritja e standardit të cilësisë së miellit (niveli i proteinave ishte 7%) dhe u vendos që standardi i proteinës të jetë 12%.
Proteina në grurin serb arrin në 11%. Në miell është shumë më e ulët, shkon në 10.5%, që është standarti i tagjisë për kafshët.
Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi.
Sikur të mos mjaftonte ky miell, prodhuesit e bukës, për të fituar edhe më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezistencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur konsumatorin.
Një hetim ushqimor është kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Malin e Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, – shkruan sot DITA.
Një kopje e ketij hetimi u dorëzua në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Në pjesën për Shqipërinë hetimi konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.
Sipas të dhënave, 60%-70% e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.
Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë, megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.
Mirëpo, sipas hetimit të OBU, tegtarë të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.
Janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014. Udhëzimi është firmosur nga ish-ministri Edmond Panariti.
Si pasojë buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”.
Më poshtë substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE
- FOSFAT NATRIUMI – E – 339
- FOSFAT KALIUMI – E – 340
- E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341
- KLOR – E-925
- DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
- AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimentuar tek qeni, macja, gomari)
- AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.
- PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës
- 924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.
Në veçanti bromati i kaliumit krijon fiktivisht bukë “origjinale”, me pasoja kancerogjene. Përdorimi i tij në bukë e prodhime brumi është veprim kriminal.
Gazeta Dita