Hetimi: – Koronavirusi, një histori spiunazhi dhe armësh biologjike?
Hetimi: – Koronavirusi, një histori spiunazhi dhe armësh biologjike?
28 janar 2020
Në mars të vitit 2019, një dërgesë misterioze e Laboratorit Biologjik të Kanadasë përfundoi në Kinë.
Shumë ekspertë dhe agjenci inteligjence pyetën pse Kanadaja po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë, por ngjarja u la në harresë më kalimin e kohës.
Dërgesa misterioze nuk ishte asgjë tjetër, veçse disa mostra të viruseve të ndryshme vdekjeprurëse, përfshirë mes tyre edhe koronavirusin që po përhapet tani me shpejtësi.
Po përse i duhej Kinës ky virus? Sipas një investigimi të gazetës “Great India”, Kina e mori koronavirusin nga Kanadaja, me qëllimin e vetëm për ta kthyer në një armë biologjike në laboratorin e saj në Wuhan.për Shëndetin e Njeriut dhe Kafshëve) në rrugën Arlington në Winnipeg Laboratori Kandez i Mikrobiologjisë (Qendra e Shkencave Kanadeze
“Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin shumë vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”.
“Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan.
Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan me forcë nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo koronavirusin”, thekson gazeta.
Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të koronavirusit në Kinë.
Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit nga 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë.
Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.
Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi.
Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoni nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.
Si u kthye në “armë” biologjike?
“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 20 milje larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.
Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu.
“Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armë biologjike,” tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.
Sipas tij, ai laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.
“Koronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri”, thotë Shoham.
Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen në armë biologjike.
“Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete”, tha ai.
“Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.
Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.
“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka zbuluar asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike të Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.
Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, koronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.
Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik kombëtar.
I pyetur nëse koronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.
“Por në këtë pikë, nuk kam dyshim se koronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetme është përse?”
j.l./ dita