![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/rama-edi8333.jpg?fit=969%2C532&ssl=1)
Hetimi ndaj deputetes Bushka, Rama: – Lajmin e mësoi nga media. – S’jemi republikë prokurorësh, do të ishte autogol…
11 Shkurt 2025
Në vijim të fjalës së mbajtur në aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës, kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek hetimi i nisur nga SPAK ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka.
Kryeministri u shpreh se kryetarja e komisionit ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori.
‘Ljamin e ka dëgjuar nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, që është person i dyshuar, kryetarja Komisionit të Ligjeve.
Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh’, deklaroi kryeministri Rama.