‘Hiqni dorë nga spektakli i mensave, hapni rrugën ekspertëve dhe sizmiologëve’. –
‘Hiqni dorë nga spektakli i mensave, hapni rrugën ekspertëve dhe sizmiologëve’. –
23/09/2019
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një shënim në facebook, i ka kërkuar qeverisë që të shmangë spektaklin e mensave dhe ti hapin rrugën ekspertëve, sizmologëve, psikologëve dhe paniku do të zhduket!
‘Nuk shquhem për qëndrime ekstreme, as për oportunizëm politik, por çdo gjë ka një limit! Duhet thënë pa u kompleksuar se me propagandën e këtyre ditëve po përpiqen të heqin vëmendjen nga ‘tërmetet’ që po shkaktojnë prej gjashtë vitesh.
Kjo kuptohet fare lehtë nga hipokrizia me të cilën pushtuan çdo kanal televiziv, çdo gazetë, portal apo rrjet social. Përdorimi i fatkeqësive për propagandë ishte një akt grabitqar, përmasat e të cilit mund t’i konsiderojmë pjesë përbërëse të panikut që përshkallëzoi orët e fundit.
Është detyra juaj të bëni punën për të cilën paguheni nga taksat e shqiptarëve; prandaj hiqni dorë nga spektakli i mensave dhe i inspektimeve sepse nuk jeni në fushatë elektorale. Hapini rrugën ekspertëve, sizmologëve, psikologëve dhe paniku do të zhduket!
Në këto momente, që mbeten të vështira, dua të shpreh mirënjohjen time për heronjtë e heshtur të këtyre orëve. Si punonjësit e policisë, zjarrfikëseve dhe emergjencave civile etj., të cilët kryen detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve pa shumë bujë, duke na dëshmuar se puna bëhet edhe pa dalë në Facebook apo në televizor.’