Nga: ILIRIAN GJIKA

Kurjani eshte nje fshat i cili ben pjese ne Komunen me te njejtin emer dhe qe ndodhet ne pjesen juglindore te rrethit te Fieri, aty ku ndahet kufiri me rrethet e Beratit dhe Mallakastres. I permendur per kultivimin e ullinjve dhe vreshtarise ai eshte I njohur edhe per liqenin artificial te ndertuar rreth 40 vjet me pare. Pikerisht ne Kurjan ne kodren me te larte te tij, aty ku syri te kap gjithe rrafshinen e Myzeqese, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastres, ndodhet nje nga kishat Bizantine me te vjetra ne Shqiperi. Aty e vetmuar, e rrethuar nga kurorat e ullinjve kasha e Shen Kollit me harqet e saj rrethore duket se deshmon se ketu: eshte shkrire ne nje stil te vetem arkitektura kishtare e lindjes me Perendimin.

Kisha e Shen Nikolles, Kurjan

Ne periferi te Kurjanit, gjendet mbi nje koder te vetmuar kisha e Shen Nikolles. E ndertuar me murature me tulla te kuqe dhe gure te skuodruar tek qoshet, (A.Meksi, Arkitektura mesjetare ne Shqiperi, Tirane 1983, fq.176),  kjo faletore eshte ndertuar ne shekullin e XIII, ne stilin bizantin. E perbere nga Naosi (salla) dhe narteksi (parasalla) kisha e Shen Kollit siç quhet nga vendasit dikur mbulohej nga nje qemer cilindrik tipik per kishat ortodokse. Gjate shekujve kupola eshte shembur dhe sot eshte zevendesuar nga nje çati prej druri dhe tjegullash. Po keshtu kishes i mungon edhe portiku i dikurshem qe ndodhej ne anen perendimore te saj si dhe dy portike te tjere te vegjel  qe mbulonin portat veriore dhe jugore te naosit. Nga ato kane mbetur vetem bazamentet dhe disa kapitele antike te stilit Dorik (A.Meksi, po aty).

Ashtu si ne te gjitha kishat mesjetare qe ndodhen ne rajonin e Fierit edhe tek ajo e Kurjanit gjejme gure, kolona dhe mbishkrime te marra nga Apolonia ose qytetet e tjera antike. Pjese te tjera te kesaj faltoreje jane edhe tre absidat, ku ato ne murin verior dhe jugor jane me te vogla se ajo ne murin e anes lindore, kurse dyshemeja eshte shtruar me pllaka guri. Ne kete kishe shihet edhe ndikimi i stilit romanik qe e gjejme tek harku I portes jugore. Ky stil perendimor erdhi ne Shqiperi me pushtimet e mbreterise se Napolit gjate shekujve XI-XIV. Ne kete pike mund te themi se shtesat qe I jane bere nga ndikimi I madh qe ka ne boten kristiane emir i shenjtit qe mban kjo kishe.

Shen Nikolla eshte nje nga te vetmit shenjtore qe nderohet njelloj nga te dyja kishat si ajo katolike ashtu edhe nga ajo ortodokse. (Kliti Kallamata, Ikona, Athine 1998 fq.112-113). Edhe kishat protestante e respektojne Shen Nikollen duke e imagjinuar ate ne imazhin e plakut te vitit te ri  Santa Klausit. Perpara se te shnderrohet ne shenjt dhe idhull I krishterimit Nikolla ishte nje prift I perkushtuar ne Provincen romake te Licies ne Azine e vogel. Shume shpejt ne saje te cilesive dhe aftesive qe zoteronte ai u be peshkop I Mires dhe u shnderrua ne nje figure autoritare te kishes. Me nje personalitet te tille ai mori pjese ne keshillin e Nikese ne vitin 325, qe ishte forumi I pare I autoriteteve me te larta kishtare. Ne kete koncil ai ju kundervu doktrines se Ariusit duke u rreshtuar ne krahun e autoriteteve me te larta kristiane.

Nikolla vdiq ne vitin 343 ne Patara qytetin e lindjes dhe u varros ne Mira, ne kishen qe mori emrin e tij. Shume shpejt varri I tij u be vend pelegrinazhi pasi figura e tij nisi te konsiderohej si mbrojtes I marinareve, tregtareve dhe udhetareve (K.Kallamata, po aty). Ne kete forme kulti I Shen NIkolles si demostrues I padrejtesive, mbrojtes I njerezve ne nevoje dhe iperkushtuar ndaj atyre qe e therrisnin per ndihme u perhap krahas lindjes edhe ne Europen Perendimore.  Ne fillim te shekullit te XI ne vitin 809 Mira u pushtua nga Harun El Rashidi. Ne vitin 1034 Arabet e shkaterruan kishen e Shen Nikolles duke rrezikuar edhe varrin e tij. Gjate kryqezatave ne vitin 1089 me iniciativen e Peshkopit te Barit Urso, u be transferimi I eshtrave te tij, kun e pranine e Papa Urbanit te II-te, Shen Nikolla u rivarros ne Bari. Ku u shpall mbrojtes I qytetit. Per nder te tij u ndertua edhe Bazilika e e Shen nikolles, sot nje nga kishat me te famshme te Barit.

Pikerisht adhurimi ndaj figures se tij mund te kete qene shtysa qe Normanet e Napolit te kene meremetuar kishen e Kurjanit. Nderkohe njihet fakti qe gjate periudhes se pushtimeve te tyre ne Shqiperi Normanet morren nen mbrojtje shume kisha dhe manastire, duke u kujdesur per mirembajtjen dhe meremetimin e tyre. Shembulli me tipik eshte kisha e Shen Merise se Apolonise. E ndodhur vetem 20 km ne perendim te Kurjanit ajo ka si pjese te saj nje portik te bukur romanik te ndertuar nga normanet e Robert Guiskardit.

Ne vitin 1956 nje ekspedite studimore e Universitetit te Tiranes dhe institutit te historise beri nje nga zbulimet me interesante ne brendine e kesaj kishe, sic ishte fakti se afresket e saj ishin pikturuar ne vitin 1578 nga piktori ikonograf Nikolla, biri I Onufrit dhe ndihmesi I tij Joani. Mbishkrimi qe vertetuan kete fakt u publikua nga studjuesi ikonografise bizantine: Theofan Popa, ne librin e tij: Mbishkrime te kishave te Shqiperise: Teksti I shkruar ne greqishten byzantine ishte nje thirrje ne forme lutjeje qe I drejtohej famulltarit Ja se cthuhej ne: “Kur te ngresh duart para perendise o meshtar, me permend edhe mua me katarin dhe te paditurin Joanin me Nikollen… Pas ketij zbulime afresket e kishes se Kurjanit u bene objekt studimesh nga ana e institutit te monumenteve te kultures I cili e shpalli ne vitin 1963 kishen e Shen Kollit Monument kulture.

Pikerisht per pikturat murale te kesaj kishe dy studjueset e njohura Viktori Puzanova dhe Dhorka Dhamo ne nje artikull studimor per pikturen monumentale te botuar ne Studime historike 2, 1967, theksojne se: Afresket e hershem te kishes se Kurjanit I perkasin stilit Bizantin me tendenca te tradites vendase. Kjo shihet ne disa skema si psh: tek kungimi I Marias prej Zosimese, Afresket e Kurjanit paraqesin figura me perpjestime te vogla dhe motive ornamentale.