
Historia e shtypshkrimit në Shqipëri. Ekspozitë në Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Librit

Historia e shtypshkrimit në Shqipëri. Ekspozitë në Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Librit
Historia e shtypshkrimit në Shqipëri. Ekspozitë në Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Librit
22 Prill 2022
Nga Bepin Kolvata
Shkodra është qyteti i parë shqiptar me shtypshkrojë që në vitin 1563. Historia dhe sfidat u prezantuan në një ekspozitë në kryeqendrën e veriut.
Ishte viti 1563, kur Shkodra kishte shtypshkronjën e saj të parë.
Asokohe u shtyp nga Kamilo Zaneti një libër fetar i Shtjefen Shkodranit.
Ky rrugëtim i një historie që e bën qytetin e parë në Shqipëri me shtypshkrojë erdhi me një ekspozitë.
Ekzemplarë të ruajtur deri në ditët tona, si libra, revista, gazeta etj, ju shfaqën publikut.
E pazakontë! Nusja hedh kanabis në ushqimet e dasmës, të ftuarit përfundojnë në spital me bark dhe të vjella
Moti i keq anulon ardhjen e tragetit nga Ankona në Durrës
“Janë vazhdimisht në vëmendje të publikut që kërkojnë informacion nga këto revista, gazeta. Ne kemi filluar procesin e dixhitalizimit prej vitesh.”
Shtypshkronja e Vilajetit, Eterve Jezuit, Vllaznija, etj. Plot 13 të tilla ishin një pasuri e paçmuar për vendin.
Një pjesë sollën edhe tekste shkollore, si dhe materiale në gjuhë të huaja.

Historia e shtypshkrimit në Shqipëri. Ekspozitë në Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Librit
“Tregojnë një vlerë të pazëvendësueshme të kulturës shkodrane, e cila ka reflektuar në të gjithë hapësirat shqiptare.”
Gjon Serreqi, që zotëron një shtypshkrojë, tregon sfidën e botimeve në kohën digjitale.
“Mbeten akoma ata të apasionuarit e librit fizik që duan ta mbajnë dhe ta trashëgojnë.”
Ekspozita erdhi në kuadër të ditës botërore të librit.
OraNews