Historiani ngre alarmin, nxjerr foton: Do kemi ‘Kaçifas’ të tjerë, dy grekofonë po përgatiten për sulme kamikaze!-

04/01/2019 Historiani i njohur shqiptar, Arben Llalla, ka ngritur alarmin, duke thënë se mund të ketë të tjerë ‘Kaçifas’.

Llalla në një përgjigje për ministrin e Jashtëm grek, e akuzon atë se është shteti fqinj që financon të tillë persona për të kryer provokime ndaj shqiptarëve.

Më tej, historiani flet për një tjetër ‘Kaçifas’, një të ri grekofon nga Dropulli, i cili sipas tij, po përgatitet që të dalë kamikaz si Kaçifas, që u vra nga policia shqiptare, pasi hapi zjarr ndaj saj. Po ashtu, Llalla flet për një tjetër grekofon 65-vjeçar, që dëshiron fatin e Kaçifas, ndërsa i bën thirrjen e fortë Greqisë të veprojë për të ndaluar këta të çmendur.

Postimi

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, rideklaron të njëjtën fjali prej kaq kohësh për marrëdhëniet greko-shqiptare që na janë ftohur pas vrashes së terroristit grekofon Kostandinos Kacifas. Ne i themi Jorgos Katrougalos se mund të kemi Kacifën 2, 3, e me radhë, sepse është Greqia dhe sigurimi grekë që nxit të rinjtë grekofon që të provokojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. I themi Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, se një tjetër i ri grekofon rreth 35 vjeç nga Dropulli po përgatitet psikologjikisht që të dali kamikaz si Kacifas, është edhe një tjetër rreth 65 vjeç grekofon që dëshiron fatin e Kacifas. Si do tja bëjmë tani për këta të çmendur dropullit që frymëzohen nga nazistët e Agimit të Artë? Kjo bluze tregon riaktivizimin e organizatës terroriste greke MAVI. Personi dihet tashmë, nga çorapet…Greqia çfarë bënë për t’i ndalur këta grekofon të çemendur që vijnë tek shtëpia jonë shqiptare dhe kërkojnë t’na çnderojnë? Kacifas 2 është gati rreth 35 vjeç, por edhe RENEA duhet të jetë gati…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/