Kryemadhi mesazh ‘suflerëve’ të Kryeministrit, në Durrës: LSI do dalë forcë e parë. Do t’i thyejë hundët jo vetëm Ramës, por edhe…
13 tetor 2020
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me kryesinë e partisë në Durrës ka përcaktuar objektivat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
E bindur që LSI do dilte jo vetëm forcë e parë në Durrës, por avangarde në këtë qark, ajo ka theksuar se do t’i “thyente” hundët kryeministrit Rama dhe “çdokujt që do kërkojë për të bërë atë që ka dashur të bëjë për të deformuar qytetarët shqiptarë”.
Në përfundim të fajalës së saj, Kryemadhi u shpreh se “vizioni i LSI-së nuk është thjeshtë për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Rama xhepat e vetë apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve.”
Kryemadhi: Ky është takimi ynë i parë organiztiv ku do të shtrihemi në cdo cep, jo vetëm të Bashkisë së Durrësit, por edhe të komunave përreth. Jam e bindur që gara do të jetë midis Tiranës, Fierit dhe Durrësit kush do të jetë i pari. Kemi një garë shumë të madhe me grupin e Tiranës, një garë shumë të madhe me grupin e Fierit. Është një garë e mirë dhe pozitive.
Është garë idesh dhe jo garë votash për t’u ofruar qytetarëve, mundësi të cilat u janë mohuar këto vite sepse ajo që është sot shumë e rëndësishme është e ardhmja e qytetarëve dhe jo e politikanëve duke filluar nga kryeministri i degraduar, meqë ka merakun e LSI-së, për të vazhduar me gjithë shpurën e tij.
Përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar që Durrësin, do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Rama, por kushdo që do kërkojë për të bërë atë që ka dashur të bëjë për të deformuar qytetarët shqiptarë. Mendoj se sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar, sepse vizioni i LSI-së nuk është thjeshtë për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Rama xhepat e vetë apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve.
Gazeta Panorama