Vlonjatët gjejnë zgjidhjen për turistët, prezantojnë restorant… “Babalja”. –

Pas heshtjes së opozitës për çështjen “Babalja”, duket se Albert Veliun ka kush e kujton në këto ditë të vështira për të.

Në qytetin e Vlorës, me qëllim thithjen e turistëve është emërtuar një restorant me emrin “Babalja”.

 

Duket se emri i ri ka shërbyer që pronari i lokalit të shtojë klientelën.

Emri 45 vjeçarit nga Novosela u bë i njohur pas pretendimit se Babalja ka regjistruar një telefonatë për trafik droge me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu trazoi opinionin publik për rreth një muaj.