Holanda: – Duam rezultate konkrete për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin
Holanda: – Duam rezultate konkrete për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin
5 shkurt 2020
Vjen reagimi i parë i një vendi të BE pas publikimit nga Komisioni Europian i Metodologjisë së re të zgjerimit.
Holanda megjithëse e përshëndet Metodologjinë shpreh skepticizën nëse kjo është mënyra e duhur për të avancuar me zgjerimin me vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Një burim diplomatik nga ministria e punëve të jashtme të Holandës dha këtë koment për Top Channel:
“Propozimet e komisionit janë përmirësime të rëndësishme dhe hapa në drejtimin e duhur. Holanda përshëndet propozimet për më shumë llogaridhënie për sa i përket reformave në drejtësi, administratën publike dhe ekonomi.Progresi në fushën e shtetit ligjor do të jetë vendimtar për shpejtësinë e këtij procesi. Kjo garanton që endet kandidate nuk antarsohen deri kur demokracia funksionale do të jetë solide në këto vende.Holanda do të kishte dëshiruar të shikonte një informacion preciz nga opinione të ndryshme përmendur në Metodologji më konkretisht në kapitullin e sanksioneve. Megjithatë ky është një hap i parë i mirë për ta përmirësuar këtë proces dhe siguruar se zgjerimi është i mundur vetëm atëherë kur ka progres bazuar në rezultate konkrete”.
I njëjti burim diplomatik i pyetur nga Top Channel nëse Holanda ka një qëndrim të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dha këtë përgjigje:
“Holanda nuk mund të komentojë këtë moment për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Na duhet të shohim progres të qënësishëm në terren e në mënyrë specifike për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Komisioni Europian do të raportojë për këtë së shpëjti. Holanda është duke e pritur këtë raport”./ TCH
Nga Gazeta Panorama