Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë, vendi ku u vra Isa Boletini.-
Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë, vendi ku u vra Isa Boletini.-
Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë. Në çdo vend që të ndalosh has në gjurmë shqiptare. Udhëtimi ynë nga varret misterioze të katolikëve në Tuz deri në Podgoricë e Rotec
Nga: Gazmend citaku.
Ura e Ribnicës. Vendi ku iu ngrit kurthi. Isë Boletini u vra më 23 janar 1916.
Qetësi. Samiu tha një lutje për shpirtrat e dëshmorëve dhe ashtu të befasuar që të katërt bëmë një homazh pranë vendit ku iu kishte ngritur kurthe Isa Boletinit. Matanë lumit fillonte kalaja e Podgoricës dhe lagja Qyteti i vjetër apo tani si e quajnë në gjuhën lokale Stara varosh. Ura ishte e ruajtur mirë dhe mundoheshim të mësojmë se nga do të ketë qenë e mundur që baca të kishte rënë në kurth. Si gjithmonë Samiu online përmes rrjetës sociale lë dëshminë përmes videoxhirimit të vendit bashkëngjitur një sqarim dhe histori të shkurtër të asaj ku jemi e çka po bëjmë.
Bëmë homazhin, fotografuam çka na dukej interesante, kujtuam trimat tanë dhe me apelin që kushdo që vjen në Podgoricë, mu në zemër të saj – mu në qendër përballë Parlamentit republikan gjendet vendi i vrasjes së Bacës Isë dhe nuk do ishte keq që të vizitohej ky vend dhe të përkujtojmë trimat tanë sepse vetëm kështu nderojmë mundin e tyre e bashkë me këtë nderojmë edhe veten tonë.