Homeland Justice nxjerr dokumente të tjera, publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme
12 Dhjetor 2022
Vazhdon skandali në vendin tonë , të tjera dokumente dhe të dhëna kanë dalë dritë ditën e sotme nga Homeland Justice, ku bëhet fjalë për emrat terroristësh dhe për certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme.
Homeland Justice publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme, ku ka nxjerrë 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?
Data e lëshimit të dokumentit është: 26-6-2020
Mbi të shkruhet: Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësoir pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar.
Ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë.
Në fund shkruhet se lëshuesi i dokumentit është Fatmir Luzi, drejtor Personeli i Shërbimit Informativ të shtetit.
Nga Gazeta Sot