Homo bodoensis, paraardhësi ynë i 500 mijë viteve më parë
Homo bodoensis, paraardhësi ynë i 500 mijë viteve më parë
29 tetor 2021
Studiuesit kanë njoftuar emërtimin e një specie të sapo zbuluar të paraardhësve të njeriut, Homo bodoensis.
Sipas The Guardian, ai jetoi në Afrikë rreth 500,000 vjet më parë, gjatë epokës së Pleistocenit të Mesëm, dhe ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i njerëzve modernë, sipas shkencëtarëve. Emri bodoensis rrjedh nga një kafkë e gjetur në Bodo D’ar në luginën e lumit Awash të Etiopisë.
Shkencëtarët thanë se epoka është e rëndësishme sepse mendohet se aty kanë banuar njerëzit anatomikisht bashkëkohorë. Homo sapiensët, u shfaqën në Afrikë dhe Neandertalët , të njohur si Homo neanderthalensis, në Evropë.
Megjithatë, disa paleoantropologë e kanë përshkruar këtë periudhë si “të rrëmujshme”, sepse evolucioni njerëzor gjatë kësaj epoke është kuptuar keq.
“Të flasësh për evolucionin njerëzor gjatë kësaj periudhe kohore u bë e pamundur për shkak të mungesës së terminologjisë së duhur që pranon variacionet gjeografike njerëzore”,tha Mirjana Roksandic, nga Universiteti i Winnipeg në Kanada dhe kryesuesja e studimit
Sipas klasifikimit të ri, Homo bodoensis do të përshkruajë shumicën e njerëzve të Pleistocenit të Mesëm nga Afrika dhe disa nga Evropa Juglindore, ndërsa shumë nga kontinenti i fundit do të riklasifikohen si Neandertalë.
Gazeta Dita