Mekatët e Vlorës…

… eh.. është një kishë e vjetër atje afër shtëpisë në Mekatin e Parë,
ku unë jam martuar . Është e cabanëve thonë të Mekatit të dytë ku jam lindur. Rrëmënëve dmth dhe unë jam cobania … Këtë herë vajta atje, e vetme nëpër vapë. Vesha shapkat që të gëzoheshin me barin e thatë… ngadalë tërhoqa llozin e ndryshkur të portës së plakur…. Akoma mendoj se aty është gjyshi im. U futa në oborrin e varrezave boshe… Eh, i hoqën të vdekurit që këtu, se duheshin mbjellë ullinj për të gjallët… Kokat e skalitura të varreve që zbukuronin zemrën e fantazmave i mbuluan me dhera, se u duheshin gropat të prera…..   Derën e kishës e kanë blinduar, po nuk kanë harruar, nuk kanë harruar, të bëjnë një të prerë dhe në derë, të hedhin besimtarët të hollat… sot m u kujtua përsëri. Kishim vite pa vajtur ne Atdhe, pa e ditur se varrezat ishin zhvendosur, i them tim shoqi të shkonjmë dy minuta të ndiznim një qiri tek papu im Koli, po dy hapa është. Shkuam ,kur pashë tek hyrja ullinjtë e mbjellë në cdo zhvarrim, që nuk e di për cfarë arsye e kanë bërë të mëdhenjtë e shquar atje. O ZOT, u bëra njësh me zambakët blu. As që e di si kam vajtur deri tek tek kisha, si jam mbajtur tek litari që më zgjaste kambana, cfarë do kem thënë poshtë asaj kambane, ci kam thënë atij qielli, vetëm mbaj mend,,, dan… dan…. dan…. që të therte në zemër, derisa cmenda veten e gjithë dynjanë… .


18 Gusht Mekatët e Vlorës…