230 Hormovitët e masakruar në Manastirin e Kodrës, mars 1914 nga forcat greke
Nga: Kristo Dako
Për: Aubrey Herbert, kreun e Komitetit Shqiptar në Londër.
Hormovitët e masakruar në Manastirin e Kodrës, mars 1914 nga forcat greke që synonin aneksimin e territorit në Jug të Vjosës.
Trupat e rregullta greke që morën në zotërim Kodrën, një fshat pranë Tepelenës, ftonin të gjithë fshatarët, burrat, gratë dhe fëmijët, që të mblidheshin në kishën ortodokse. Kur të gjithë u mblodhën, 230 në numër, oficerët grekë urdhëruan ushtarët të gjuanin mbi ta me armë zjarri. Të gjithë u vranë, kokat e tyre u prenë dhe u varën në mure. Gjenerali De Veer i Misionit Hollandez shkoi në këtë fshat, pa këtë mizori të tmerrshme greke dhe fotografoi pamjet çnjerëzore.
Në qytetin e Korçës dhe në 8 fshatra përreth, ka njëzet mijë (20.000) refugjatë. Kanë nevojë për ndihmë urgjente, për t’i mbajtur ata në jetë.
Juaji shumë sinqerisht,
Kristo A. Dako
* Dokumenti është i ruajtur në Qendrën e Trashëgimisë të Samersetit, Taunton, U.K.
From: Christo Dako
To: Aubrey Herbert, head of the Albanian Committee in London.
The Greek regular troops taking possession of Kodra, a village near Tepeleni, invited all the villagers, men, women and children, to gather in the Orthodox church.When all were assembled, 230 in number, the Greek officers ordered the soldiers to fire onthem with the machine guns.All were killed, their heads were cut off and were hung on the walls.General De Veer of the Dutch Mission went himself to this village, saw this terrible Greek cruelty and took the picture of this horrible sight.
In Kortcha city and 8 surrounding villages, there are twenty thousand refugees.Immediate help is needed to keep them alive.
Yours very sincerely,
Christo A. Dako
(Document preserved at the Somerset Heritage Centre, Taunton, U.K.)