
Hudhra e egër – Shëruesja e plotfuqishme. –

hudhra e eger –
Hudhra e egër – Shëruesja e plotfuqishme. –
Vlerat shëruese të hudhrës së egër janë thuajse të panjohura, ndonëse çdo ekspert i mjekësisë alternative e rekomandon këtë barishte pa asnjë dyshim.
Të dhënat e specialistëve të kontaktuar nga AgroWeb.org tregojnë se hudhra e egër është përdorur prej shumë vitesh në mjekësinë popullore për pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe gjakut.
Bima e hudhrës së egër (lat. Allium ursinum), apo lerthi, rritet në zonat malore, kryesisht në pyje, por së fundmi shumë njerëz po e mbjellin në kopshtet e tyre. Kjo bimë karakterizohet nga aroma e fortë dhe shija therëse.
Në Shqipëri, hudhra e egër rritet në gjendje të egër por është shumë e rrallë dhe vetëm rastësia mund t’i çojë mbledhësit tek kjo bimë.
Por kohët e fundit disa ferma kanë nisur ta kultivojnë me pakicë duke kombinuar farat e importit dhe hudhrat e egra dhe kanë arritur edhe të shesin sasitë e para me pakicë në restorantet që ia dinë vlerën.
Bima e famshme mblidhet nga marsi në maj. Nëse e përdorni për motive mjekësore, këshillohet ta mblidhini në pranverë përpara se të lulëzojë plotësisht.

hudhra e eger –
Gjithashtu këshillohet që të mblidhni gjithnjë pjesën më të freskët të bimës mbi tokë.
Nga prilli deri në qershor, mund të përdorni pjesën e zhardhokut të hudhrës së egër dhe gjethet e njoma. Zhardhoku që do të përdoret në recetat mjekësore duhet të këputet në muajin gusht.
Vlerat shëruese të hudhrës së egër
Hudhra e egër është e pasur me minerale dhe vitaminë C. Rrjedhimisht ajo ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore. Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë.
- Hudhra e egër kundër kolesterolit dhe tensionit të gjakut– këshillohet konsumi i gjetheve të njoma për shkak të pranisë së madhe të mineraleve të dobishme.
- Kundër inflamacionit dhe infeksioneve– Konsumi i hudhrës së egër të freskët ndihmon kundër parazitëve intestinalë, por edhe kundër bronshitit sepse pastron rrugët e frymëmarrjes dhe zbeh kollën.
- Kundër ulçerës në stomak dhe gastritit– Hudhra e egër rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak. Ajo ka tendencën ta qetësojë stomakun dhe të ulë dhimbjet.
- I bën mirë zemrës– Kjo bimë ka aftësinë të përhapet në enët e gjakut, duke i bërë ato më elastike, rrjedhimisht duke ndihmuar zemrën.
Hudhra e egër parandalon atakun në zemër. Ajo e forcon këtë organ të rëndësishëm dhe rigjallëron muskujt.
- Pastron organizmin– Vetitë shëruese të hudhrës së egër janë efikase për pastrimin e organizmit nga toksinat. Hudhra e egër pastron mëlçinë, veshkat, zorrët dhe tëmthin.
Gjitashtu hudhra e egër lufton infeksionet urinare, shmang gazrat dhe fryrjet, përmirëson tretjen.
Ajo parandalon osteoporozën dhe është ideale kundër reumatizmës dhe artritit.