HULUMTIMI PERMES ARTIT NGA ARTISTI BASHKOHOR ILIR BALA. –
HULUMTIMI PERMES ARTIT NGA ARTISTI BASHKOHOR ILIR BALA. –
Artisti i artit figurativ Ilir Bala, kreu shkollen e mesme në Liceun Artistik ” Prek Jakova”, në vitin 1995. Një vit me vonë filloi studimet e larta në degën pikturës në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku dhe dipllomohet me sukses në vitin 2000. Ai është një pjesmarrës aktiv në aktivitete dhe ekspozita të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Arti i tij gjithmonë trajton tema dhe problematika të jetës së përditshme dhe keto perceptime ai i realizon përmes punës krijuese, ku një rol të rëndesishëm luan dhe marrdhënia qe ai krijon me studion e tij të artit.
Pikërisht në këtë studio Iliri me anë të punës së tij krijuese krijon njohuri të reja dhe provokon një debat në qarqet akademike , ku nëpërmjet imazhit që ai percjell reagon kundrejt fenomeneve te jetës së përditshme. Për shumë artistë, nuk ka nevojë për të folur për punën krijuese, sepse asnje fjalë nuk mund të zëvendësojnë kurrë atë që mund të bëjë imazhin i vepres se tyre. Nje fjale e urte Angleze thote: “A picture says more than a 1000 words – Një pikture thotë më shumë sesa 1000 fjale”. Metodat e punës në mesin e artistëve ne pasqyqimin e ketij imazhi janë veshirë për tu indentifikuar dhe ndoshta janë kryer në mënyrë të pandergjegjshme nga vetë artisti. Por nga ana tjetër artisti është figura kryesore në krijimin e njohurive të reja, dhe që ka potencial që me anë të këtij imazhi për të ndryshuar mënyrën se si ne e shohim botën dhe si e mendojmë atë.
Për të folur më gjatë rreth kesaj teme unë do te merrja si shembull dhe vecoja një nga punimet e tij e titulluar “……….. 70×50 cm, vaj në Kanavac“. Këtu nuk do të ndalesha në përshkrimin ikonografik të kësaj pikture, por do të përqendrohesha më shumë rreth kuptimit të imazhit qe ai na percjell. Shumë artistë abuzojnë me artin kontemporan dhe vetquhen nganjehërë bashkohor duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme, dhe duke injoruar nganjëherë dhe pikturën e kavaletit si dicka që i ka ikur koha. Por nuk eshtë stili apo media që ne përdorim dhe që e bën artin tonë kontemporan, por është pikërisht metoda që artisti përdor dhe kapja e këtij imazhi, ku artisti e përpunon dhe e tranformon këtë dhe e aplikon në mënyren më bashkohore për ti shërbyer qëllimit të kompozimit. Kjo mund të realizohet nëpërmjet teknikave dhe mediave të ndryshme, si në video, instalacion, përformancë, fotografi apo pikturë.
Kjo tabllo na provokon shumë duke na lënë iden dhe duke na nxitur po ashtu si arti i një fëmije që mundohen të heqin aspiratën imituese, duke pasur më shumë argëtim dhe liri ne kompozim. Pamja e kësaj pikture na krijon një ndjesi që artisti nuk është i tërhequr në një disiplinë dhe konformitet; përkundrazi, ndjehet një lirshmëri si ajo që femijët e zoterojnë ne menyrë natyrale, ku ai na paraqet iden se si teknologjia dhe industria pavarësisht se është në dobi të njerëzimit, shkakton nga ana tjetër dëme për njerëzimin. Përdorimin i ngjyrës dhe trajtimi në mënyrë energjike i penelit na krijon një ndjesi që artisti e përzien ngjyrën direkt në kanavacë duke e shmangur përdorimin e saj fillestar në paletë.
Ajo që është akoma më e rëndësishme është domethënia ose kapja e imazhit të paraqitur, ku na krijon iden e një fëmije se si ai e imagjinon zhurmën dhe kaosin e përditshëm të qyteteve tona. Eshte mjaft e vështirë per tu futur në botën e një fëmije dhe për ta percjellë këtë imazh ashtu sic paraqitet tek sytë dhe mendimet e tij në menyrën me reale në tabllo nga një i rritur. Artisti ja ka arritur në mënyrën më të mirë që nga mënyra e kompozimit, por dhe e trajtimit të ngjyrës, duke e nxjerr këtë imazh nga sytë dhe perceptimet e një fëmije. Ai me vetëdije të plotë dhe me një qëllim të caktuar injoron cdo element bazë të perspektivës, duke e transmetuar dhe përcjellë zhurmën e përditshme kaotike që ne e përjetojmë cdo ditë.
Figurat kryesore janë makinat, të cilat janë një histori e gjykimit, gabimit, apo keqpërdorimit nga njeriu, ku artisti e ilustron me anë të mjeteve stilistike. Çelësi i kërkimit dhe kontrata që artisti lidh me audiencën në artet e bukura është se me anë të punës krijuese ai gjithmonë zbulon duke eksperimentuar, krijuar, dhe njëkohësisht duke fituar informacionin e duhur dhe për ta përdorur atë produktivisht për qëllimin e tij krijues.
Pergatitur nga Profesor Doktor DASHAMIR VAQARRI