Humbi 2 vëllezër nga Covidi . – Pedagogu – Ramës: Lidership i gabuar! Narracioni yt po e përkeqëson situatën
Humbi 2 vëllezër nga Covidi . – Pedagogu – Ramës: Lidership i gabuar! Narracioni yt po e përkeqëson situatën
– 22/11/20
Pedagogu Afrim Osmani i drejtohet kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhim të situatës pandemike, pas humbjes së dy vëllezërve nga Covid-19.
Në një postim në ‘Facebook”, Osmani i thotë se arma e fortë, narracioni, nuk po ndihmon aspak në përballimin e pandemisë Covid-19, përkundrazi po e keqëson atë.
Po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjedhjeje, i drejtohet Osmani.
Ai thekson se bëhet fjalë për një krizë menaxheriale, jo një krizë profesionistësh. “Ju siguroj që nëse do të vendosni njerëzite duhur në drejtim, ndryshimi i gjendjes do të jetë me ditë dhe jashtëzakonisht i dukshëm”, vijon Osmani.
Postimi i pedagogut Afrim Osmani në “Facebook”:
- Kryeministër!
- Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve..
Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë.
Janë menaxherët e nivelit të lartë që përgjigjen për veprimet strategjike, për rrugët e daljes nga kriza, që organizojne dhe udhëheqin daljen nga kolapsi.
E gjithë kjo situatë e jashtëzakonshme është lënë në dorë të Ministres Ogerta Manastirliu dhe Dr. Najada Çomo.
– E para më vjen keq ta them, që perveç një perkushtimi njerezor, nuk ka as zotësitë minimale për të perballur një krizë të ketij niveli.
– E dyta po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjidhjeje, që do te ishte shume më e mire dhe më me rezultat për pacientët.
Në gjithë historinë e lidershipit në kohë të veshtira krizash, apo stuatash të ngjashme ka zakonisht dy zgjidhje:
– Ose ju duhet të zbrisni vetë dhe të përvishni mëngët;
– ose delegoni personat e duhur të cilët me njohuritë por edhe vizionin e tyre do të mund të bëjnë bashkë dhe angazhojnë rreth një qëllimi, stafin e përgjithshëm të mjekëve dhe stafin tjeter mjekësor për përballimin dhe administrimin me humbje minimale të situatës.
Eshtë një gabim i madh kur duam ta justifikojmë situatën në vendin tonë, duke marr për shembull vendet e tjera. Ne jemi një vend i vogël, me një numër ende relativisht të vogel pacientësh që rrezikojnë jetën dhe kemi përveç të tjerash edhe potencial solidarizimi.
Ju degjova me vemendje në fjalen tuaj, jam nje adhurues i publicistikes dhe i narracionit tuaj, por shikoj që kjo armë e juaja e fortë nuk ndihmon fare në perballimin e kësaj situate, perkundrazi e keqëson atë.
E perseris, është një krizë menaxheriale dhe jo një krizë e profesionistëve.
Doktorët dhe infermieret janë punonjës jo menaxherialë, për rrjedhojë në rastin konkretë kane shumë pak në dorë për përmrësimin e situatës edhe pse jetët e njerëzve shpëtohen nga duart e tyre.
Ju siguroj që nëse do të vendosni njerëzit e duhur në drejtim, ndryshimi i gjendjes do të jetë me ditë dhe jashtëzakonisht i dukshëm.
Take action, not reaction!
Gazeta Mapo