Humbi portofolin në Antarktidë, pensionistit ia sjellin në shtëpi 53 vjet më vonë

13 SHKURT 2021

Duket e pamundur, por ka ndodhur realisht. Meterologu Paul Grisham humbi portofolin e tij në Antarktidë në 1968 dhe diçka të tillë madje e kishte harruar si ngjarje.

Megjithatë mbeti i befasuar kur dikush i trokiti në derë për t`ia kthyer- 53 vjet më vonë. Ai gjithashtu u habit kur gjeti kartën e vjetër të identitetit të ruajtur në gjendje perfekte.

“Kjo është mbresëlënëse. Më solli shumë kujtime. Në atë kohë i kisha flokët në ngjyrë kafe të errët”, tha 91-vjeçari duke qeshur. Portofoli kishte dalë në dritë në kohën kur një ekip po shkatërronte disa ndërtesa të vjetra në stacionin McMurdo, përfshirë këtu edhe banesën ku ai jetoi nga 1967 në 1968.

Ai u gjend brenda një të ashtëquajture “kapsulë kohore” të cilën Grisham e kishte përdorur gjatë 13 muajve që shërbeu në Antarktidë. Aty kishte dhe një tollon birre me 21 racione të mbetura, patentën e tij të vjetër dhe një dokument me udhëzime se çfarë të bënte në rastin e një sulmi bërthamor, kimik ose biologjik.

Gazeta Shqip