Humbja e arbitrazhit të qeverisë ndaj Becchettit, eksperti: Paratë e humbura, sa vlera e bonusit të pensionistëve
20 Nentor 2024
Eksperti i ekonomisë Flobens Dilaveri, për humbjen e arbitrazhit të qeverisë shqiptare ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, thotë se është një çështje e humbur dhe se praktikisht paratë janë të humbura.
“Është një çështje e humbur në arbitrazh, pritet ndoshta verdikti i fundit, edhe pse vendimi i gjykatës së Brukselit e ka afruar një hap afër ekzekutimit, paratë janë të bllokuara, jo të ekzekutuara.
Nuk di çfarë hapash mund të ndjekë akoma qeveria shqiptare. Situata në këtë moment është se ato para praktikisht cilësohen të humbura, por praktikisht nuk janë të mara nga llogaritë tona.”
I ftuar në një studio televizive, Dilaveri tha se paratë do dalin nga buxheti dhe nga xhepat e shqiptarëve dhe se ato para do të paguhen.
Sipas tij, po hidhen ide se gjykata e arbitrazhit është e korruptuar.
“Kur ne shikojmë që shtyhet e shtyhet dhe çdo shtyrje ka kosto, asgjë nuk përjashtohet.
Dosja është ajo që është paraqitur që në shkallë të parë dhe tani vazhdon rrugën.
Ato para tashmë të bllokuara janë dhe tani jemi më afër humbjes.
Shuma prej 110 milionë euro që do marrë Becchetti, është e barabartë ose 10% më shumë nga bonusi që do të marrin të gjithë pensionistët e Shqipërisë për Vit të Ri.
Është e pafalshme që për gjëra që mund të shmangeshin, të kemi një kosto të tillë.”